Përmbytjet dëmtojnë 70 për qind të infrastrukturës në zonat e prekura në Libi
2023-09-20 18:19:04
CFP
Agjencia Kombëtare e Libisë për Urat dhe Rrugët bëri të ditur se 70 për qind e infrastrukturës në zonat e goditura nga përmbytjet në Libinë Lindore është dëmtuar.
Sipas agjencisë, 50 për qind e rrugëve atje janë dëmtuar gjithashtu dhe janë hapur rrugë alternative në zonat e fatkeqësisë për të lejuar qarkullimin, citon “Xinhua”.
Ministria e Arsimit bëri të ditur se 114 shkolla u dëmtuan në 15 qytete dhe qyteza të goditura nga përmbytjet në Libinë lindore.
Më 10 shtator, stuhia mesdhetare “Daniel” shkaktoi përmbytjet më të rënda në Libi në dekada, të cilat shkaktuar mijëra viktima dhe të zhdukur. (Elona)
Lajmet Kryesore