Në forumin Kinë-ASEAN u nënshkruan marrëveshje mallrash me vlerë 4.1 miliardë dollarë
2023-09-20 18:38:44

CFP

CFP

CFP

CFP

Gjatë Forumit të Inovacionit dhe Zhvillimit të Tregtisë së Mallrave Kinë-ASEAN u nënshkruan pesë marrëveshjeve mallrash që arrijnë në 29.7 miliardë juanë (rreth 4.1 miliardë dollarë amerikanë).

Marrëveshjet e prokurimit mbulojnë mallra duke përfshirë naftën, vajin e palmës, qymyrin dhe xeherorët, thanë organizatorët, citon “Xinhua”.

Forumi u mbajt të hënën në Nanning, kryeqendra e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore.

Guangxi ka pasur një lulëzim të shkëmbimeve tregtare me vendet e ASEAN-it. Vitet e fundit, Zona Pilot e Tregtisë së Lirë të Kinës (Guangxi) ka përshpejtuar ndërtimin e një platforme të tregtimit të mallrave. Nga janari në korrik, zona e tregtisë së lirë importoi 12.79 milionë tonë mallra, një rritje prej 81.2 për qind në bazë vjetore.

CFP

CFP

Forumi gjithashtu lançoi platformën interaktive të tregtimit të së ardhmes së shkëmbimit tregtar “Beibu Gulf” (Guangxi), për të ndihmuar në ndërtimin e Qinzhou në një qendër tregtare mallrash për t'i shërbyer kryesisht vendeve të ASEAN-it.

Në forum morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues nga Kina dhe vendet e ASEAN-it, përfshirë autoritetet e tregtisë së mallrave, shoqatat e biznesit, institucionet kërkimore, përfaqësuesit e platformave të tregtimit të mallrave, si dhe prodhuesit dhe tregtarët. (Elona)

CFP

CFP