Mbiprodhimi i vajit të ullirit dhe mungesa e tregtimit të organizuar
2023-09-20 11:11:10

vaj ulliri (business magazine)

vaj ulliri (business magazine)

Shpesh tepricat e  vajit të  ullirit “Made in Albania” mbeten pa tregtuar dhe ka nxitur aktorë të ndryshëm të ndërmarrin hapa për të zgjidhur këtë ngërç. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar në bashkëpunim me Risi Albania kanë finalizuar një program në mbështetje të eksportit, duke orientuar edhe fermerët drejt tregtimit efikas.

Në një intervistë për Radio Ejani Aulona Veizi, eksperte në fushën e bujqësisë dhe veçanërisht vajit të ullirit, shpjegon më shumë rreth situatës aktuale me prodhimin dhe faktorët që kanë çuar në mungesën e shitjes.

“Programi mbështetja e eksportit të vajit të ullirit, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë, është organizuar nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar me mbështetjen financiare dhe logjistike të Risi Albania. Ky program ka lindur si nevojë e problematikave të krijuara nga mbiprodhimi i vajit të ullirit dhe mungesa e tregtimit të organizuar dhe efikas të eksportit të vajit. Ka patur disa faktorë të rritjes së sasisë së vajit të ullirit të pa shitur, siç është tkurrja e popullsisë që nënkupton kërkesën më të ulët për vaj ulliri në vend. Po ashtu hyrja në prodhim të plotë e ullinjve të mbjellë 10 vitet e fundit dhe klima e kanë favorizuar shumë kultivimin efikas të ullirit.”- tha Veizi.

Aulona Veizi (Foto personale)

Aulona Veizi (Foto personale)

Tjetër faktor i mungesës së eksporteve është edhe cilësia jo e lartë. Që të arrihet kjo duhet të kalohen disa hallka

“Eksporte të ulta janë shkaktuar në pjesën më të madhe nga cilësia jo e mirë jo kompetitive e vajit që ka ardhur në tregjet evropiane, ndaj përmirësimi i cilësisë konsiderohet faktor kyç që çon në mbështetjen e eksportit. Cilësia e vajit të ullirit në vetvete është një çështje komplekse, sepse ajo varet nga zbatimi i hallkave të zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit. Ky produkt ushqimor ka një zinxhir, i cili fillon që nga kultivimi i pemës së ullirit dhe deri tek eksportimi dhe shitja e tij. Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri dhe programi ka patur synim dhe ka patur qëllim të informojë, të ndërgjegjësojë, të nxisë dhe sensibilizojë të gjithë aktorët privat dhe të gjitha institucionet përgjegjëse që të punojnë të gjithë së bashku në përgatitjen e një oferte për tregun me të dhëna nga terreni.”

Programi është shtrirë në kohë në disa etapa për të prekur të gjithë zinxhirin.

“Në fazën e parë të përgatitjes të ngritjes së grupit të punës, të analizave fiziko kimike të terrenit. Faza e dytë ka qenë implementimi. Të gjithë grupet e punës ka vajtur në terren kanë bërë analiza fiziko kimike dhe kanë trajnuar të gjithë personat që posedonin vaj tepricë për shitje. Janë realizuar këto analiza, në kontakt me fermerë dhe me eksportues vaji. Janë realizuar trajnimet dhe video sensibilizimi për të gjithë, dhe ky informacion është rejgistuar në platformën Aba Online. Faza e tretë e këtij program ka qënë  marrja e rezultateve apo një analize e thelluar e situatës dhe rezultateve për cilësinë e vajit si dhe faktorët që kanë ndikuar në të. Këto analiza i janë bërë të njohura poseduesve të vajit dhe eksportuesve të interesuar. Njëkohësisht rezultatet janë regjistruar të gjitha në platformën Aba Online. Pra programi ka realizuar një model kooperimi dhe bashkëpunimi të gjitha aktorëve të zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit. Dhe kjo e gjitha me qëllim përmirësimin e cilësisë së vajit dhe fuqizim të eksportëve, ajo që është më e rëndësishme.”

Vaji dhe ullinjtë (Foto Gazeta Tema)

Vaji dhe ullinjtë (Foto Gazeta Tema)

Kanë qenë rezultatet që kanë dalë në këtë fazë të tretë që kanë orientuar ekspertët më shumë për tregjet potenciale dhe po ashtu kanë nxjerrë në pah edhe  disa problematika që na bëjnë më pak konkurrues.

“ Pra rezultatet e cilësisë së vajit shërbyen dhe si orientim për kompanitë prodhuese, eksportuese që ata të zgjedhin sasinë dhe cilësinë që të mundësojnë një eksport të suksesshëm. A kemi potenciale aktualisht për eksportet e vajit dhe si arriti ky projekt? Në fakt po të flasim në shifra, si Shqipëri posedojmë 250 fabrika vaji gati 12 milionë rrënjë ulliri që flasin për një potencial të lartë prodhimi dhe si pasojë dhe eksportimi. Por të eksportosh është ajo që thashë më lart është cilësia dhe të arrish cilësinë duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e prodhimit, por kemi problematika si kostoja e prodhimit të vajit që ka ndodhur sepse kemi heqje të skemës së kreditueshme të TVSH-së, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inputeve bujqësore, mungesën e mekanizimit të vjeljes, rritjen e ndjeshme të kostos së fuqisë punëtore, gjithashtu Shqipëria vuan edhe nga copëzimi i madh i ngastrave të ullirit. Mungesë që kemi të certifikimit të vajit të ullirit me bazë zone si dhe kemi një kosto të lartë të analizës që vjen si pasojë e kapaciteteve të ulëta laboratorike. Por po të vëmë re trendin në të gjithë botën dhe informacionin dhe burimi i të dhënave është nga qendra ndërkombëtare. Kemi rritje të prodhimit , të numrit të rrënjëve të ullinjve, dhe të konsumit në botë të vajit të ullirit.”

Fabrika e vajit të ullirit (ATSH)

Fabrika e vajit të ullirit (ATSH)

Pozitive janë shifrat e mbjelljeve të reja por ekspertët thonë që duhen krijuar qëndra rajonale të mëdha magazinimi të vajit të ullirit për të qenë më të fuqishëm në eksport.

“ Kjo ndodh edhe në Shqipëri sepse po të vëmë re statisiktat nga viti 2005 deri në 2023 kemi trefishim të normës së rrënjëve të ullinjve, nga 4 milionë e 200 mijë dhe po arrijmë në 12 milionë dhe kjo kërkon një angazhim. Shitja jashtë vendit është një mundësi e shkëlqyer për bizneset, rritje ekonomike për kompanitë dhe eksportimi i lejon kompanive të zgjerojnë portofolin e klientëve të tyre, krijon një marrëdhënie tregtare ndërkombëtare duke rritur dhe vlerën e markës. Nga eksperienca ime personale propozoj qendra rajonale të mëdha të magazinimit të vajit të ullirit, kjo do të bëjë shumë të interesuar të gjithë zinxhirin, të gjithë aktorët e zinxhirit. Në fakt aktorët e zinxhirit kemi fermerit që e kultivon, kemi fabrikën e vajit që e përpunon dhe natyrisht grumbulluesi. Por grumbulluesi i cili njeh mirë tregun, njeh mirë eksportin, di çmimet dhe çfarë kërkon eksporti, ai di të imponojë shumë mirë teknologjinë e prodhimit cilësor, fabrikave të vajit dhe ti orientojë, vazhdon zinxhiri ku fabrikat e vajit do të imponojnë një teknologji të avancuar dhe bashkëkohore përpunimit dhe teknologjimit dhe natyrisht të kultivimit dhe të teknologjive të ullirit dhe si pemë. Pra do të kemi dhe imponim dhe të teknologjive të prodhimit.

Vaji i ullirit (Foto Agro)

Vaji i ullirit (Foto Agro)

Gjithashtu kërkohet përmirësim në metodat e vjeljes e deri tek ruajtja sipas standarteve bashkëkohore.

“Janë dhe mundësitë e formimit të bashkimeve të fermerëve, aplikimi metodave bashkëkohore të vjeljes dhe të përpunimit dhe të magazinimit, të krijimit të depozitave ruajtëse sipas standardit për një afat kohor deri në dy vjet. Dhe zonat në Shqipëri që janë të konsiderueshme me kapacitet të lartë të prodhimit të këtij sektori kaq të rëndësishëm për Shqipërinë janë; Fieri,  Berati, Vlora dhe Elbasani. Ku Fieri mund të përmendim që ka rreth 3 milionë rrënjë ullinj, Berati 2 milionë, Vlora afërsisht 2 milionë, Elbasani 1 milionë e 700 mijë. Pra flasim për një vatër të rëndësishme të këtij produkti të këtij sektori. Por çfarë duhet të bëjmë? Një strategji të mirë menduar të zhvillimit të një industrie ushqimore, bujqësia shqiptare duhet ti afrohet asaj evropiane dhe të përballojë  konkurrencën”