Përmbytjet në Libi, OKB paralajmëron për epidemitë
2023-09-20 18:55:46

Libi (Foto Panorama)

Libi (Foto Panorama)

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi i ndonjë sëmundjeje në Libi mund ta përballë këtë vend me krizë të dytë shkatërruese, pas vërshimeve masive që shkatërruan qytetin bregdetar Derna dhe lanë mijëra njerëz të vdekur.

Zyrtarët lokalë, agjencitë e ndihmës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë janë të shqetësuara për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, kryesisht për shkak të ujit të kontaminuar dhe mungesës së kanalizimeve, shkruan “Panorama”.

Dhjetëra mijëra banorë janë të pastrehë dhe në nevojë të madhe për ujë të pijshëm, ushqime dhe produkte bazike, teksa rriten rreziqet për diarre, dehidrim dhe kequshqyerje, kanë paralajmëruar agjencitë e OKB-së.

Ekipet e shpëtimit nga disa vende evropiane dhe arabe janë në kërkim të trupave nën rrënoja. (Elona)