Pyjet e çajit Pu'er fitojnë titullin e Sitit të Trashëgimisë Botërore
2023-09-20 11:33:50

Pyjet e çajit Pu'er në malin Jingmai në Kinë, fituan statusin e Sitit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që u zhvillua në Arabinë Saudite. Gjatë këtij eventi u theksua se ky rajoni jep një dëshmi të jashtëzakonshme për traditat e kultivimit të çajit në tokë, duke ofruar ekosisteme dhe mikroklima që mbështesin kultivimin e pyjeve të vjetra të çajit dhe mirëqenien e komuniteteve që banojnë në këtë peizazh kulturor të evoluar organikisht.

Xinhua

Një fshat në malin Jingmai në Pu'er, provincën Yunnan, shihet në këtë foto të bërë më 3 gusht. Rajoni është i njohur për pemët e vjetra të çajit dhe përdorimin e hershëm të burimeve të çajit./Xinhua

Pyjet e çajit Pu'er fitojnë titullin e Sitit të Trashëgimisë Botërore

Peizazhi kulturor i pyjeve të vjetra të çajit Pu'er të malit Jingmai  në Kinë, fitoi statusin e Sitit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që u zhvillua në Riad, të Arabisë Saudite, duke u bërë hyrja e 57-të e Kinës në listë dhe Vendi i parë i Trashëgimisë Botërore në lidhje me çajin.

Vendi i trashëgimisë së sapoemëruar, që ndodhet në qarkun autonom Lancang Lahu, në provincën Yunnan, përfshin pesë pyje të vjetër çaji Pu’er në shkallë të gjerë, të ruajtura mirë, të cilat ndodhen 1250 deri në 1500 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu, përfshin edhe tre pyje barrierë mbrojtëse; dhe nëntë fshatra të lashtë në pyjet e vjetra të çajit, të cilat janë të banuara kryesisht nga grupet etnike Blang dhe Dai.

Peizazhi kulturor u krijua së bashku nga paraardhësit e popullit Blang, të cilët emigruan në malin Jingmai në shekullin e 10 dhe zbuluan e kultivuan pemët e egra të çajit, si dhe nga populli indigjen Dai.

Mbi bazën e praktikave të vjetra, banorët vendas zhvilluan teknikën e rritjes së çajit, duke lejuar shkurret ose pemët që janë të vogla dhe mjaftueshëm tolerante ndaj hijeve të lulëzojnë nën tendat e pemëve më të larta.  Banorët vendas krijuan kushte ideale të dritës për rritjen e pemëve të çajit, ndërsa parandaluan infektimin e insekteve përmes një ekosistemi pyjor të ruajtur mirë, duke prodhuar kështu gjethe çaji organike cilësore pa përdorimin e pesticideve dhe plehrave kimike.

Xinhua

Një fermer mbledh gjethe çaji në malin Jingmai më 25 mars në fillim të korrjes së pranverës së çajit/Xinhua

Gjatë sesionit të tij të 45-të, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s vuri në dukje se rajoni jep një dëshmi të jashtëzakonshme për traditat e kultivimit të çajit në tokë, të cilat kanë mundësuar zhvillimin e një shpërndarjeje hapësinore plotësuese të përdorimeve të ndryshme të tokës, duke ofruar ekosisteme dhe mikroklima që mbështesin kultivimin e pyjeve të vjetra të çajit dhe mirëqenien e komuniteteve që banojnë në këtë peizazh kulturor të evoluar organikisht.

Sipas Komitetit, peizazhi kulturor është një shembull i jashtëzakonshëm i një sistemi të qëndrueshëm të përdorimit të tokës bazuar në kombinimin e modeleve horizontale dhe vertikale të përdorimit të tokës.

“Ky sistem i përdorimit të tokës lejon përdorimin plotësues të burimeve natyrore në mjedisin malor të malit Jingmai dhe përfaqëson një shembull të jashtëzakonshëm të ndërveprimit njerëzor nga popujt Blang dhe Dai me një mjedis sfidues”,- deklaroi Li Qun, drejtor i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

CFP

CFP

Ai u zotua në Riad se Kina do të forcojë përpjekjet për të mbikëqyrur më mirë vendin e trashëgimisë, për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimaterike, për të udhëhequr komunitetet lokale për t'u bashkuar me programet e mbrojtjes dhe për të rregulluar turizmin për të garantuar që trashëgimia e vlerave të pyjeve të çajit të jetë e qëndrueshme, e jashtëzakonshme dhe universale.

“Ne gjithashtu do të promovojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe do të marrim më shumë përgjegjësi në mbrojtjen dhe menaxhimin e vendeve të trashëgimisë botërore”,- tha Li.

Chen Yaohua, drejtor i Qendrës Kërkimore të Trashëgimisë Botërore të Universitetit të Pekinit, i cili ka udhëhequr studimet në vend për 12 vitet e fundit, tha se teknika e rritjes së çajit në malin Jingmai është mjaft unike, në një kohë kur plantacionet e çajit në shkallë të gjerë luajnë një rol dominues në botë. Ajo përfaqëson etikën dhe mençurinë ekologjike që mund të frymëzojë zhvillimin e qëndrueshëm në botë sot, tha Chen.

Sipas hulumtimeve të tij, rreth 10 për qind e pemëve të çajit Pu’ er në mal janë të paktën 100-vjeçare, me më të vjetrat që datojnë më shumë se 300 vjet. Rritja e çajit kontribuon në mbi 90 për qind të të ardhurave të komuniteteve indigjene, të cilët mbajnë një sistem të lashtë qeverisjeje për të mbrojtur vendin.

CFP

CFP

Qeveria lokale dhe autoritetet provinciale të Yunnan kanë nxjerrë tre ligje dhe shtatë rregullore që fokusohen në mbrojtjen e peizazhit kulturor në malin Jingmai.

Zona kryesore e Sitit të Trashëgimisë Botërore mbulon rreth 72 kilometra katrorë në mal. Peizazhi kulturor i pyjeve të vjetra të çajit Pu’ er u përfshi në listën e Kinës për të kërkuar statusin e trashëgimisë botërore në vitin 2012.