UNICEF: Vetëm një e treta e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm janë drejt zbatimit
2023-09-20 18:31:10

Në gjysmë të rrugës së zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, vetëm një e treta e objektivave të lidhura me fëmijët janë në rrugë të mbarë, thuhet në një raport të ri të Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), citon “Xinhua”.

Vetëm për 6 për qind të popullsisë së fëmijëve, ose 150 milionë fëmijë, që jetojnë në vetëm 11 vende, është arritur 50 për qind e synimeve të përmbushura, sipas raportit “Progresi në mirëqenien e fëmijëve: Përqendrimi i të drejtave të fëmijëve në Agjendën 2030”.

Nëse progresi i pritshëm vazhdon, vetëm 60 vende - me 25 për qind të popullsisë së përgjithshme të fëmijëve - do të kenë përmbushur objektivat e tyre deri në vitin 2030, duke lënë pas rreth 1.9 miliardë fëmijë në 140 vende, sipas raportit.

Ndërsa liderët botërorë vlerësojnë progresin në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, UNICEF-i u kërkoi atyre angazhim politik në nivel kombëtar, të vendosin objektiva ambicioze dhe realiste dhe të ndërmarrin veprime. (Elona)