Tunizia ndalon 1200 emigrantë të paligjshëm
2023-09-20 17:34:30

CFP

emigrantë/CFP

Njësitë tuniziane të sigurisë ndaluan 1200 emigrantë të kombësive të ndryshme që planifikonin të kalonin ilegalisht Mesdheun për në Evropë, citon “Xinhua” mediat vendase.

“Operacionet u kryen nga njësitë e Gardës Kombëtare gjatë një fushate sigurie në provincën juglindore të Sfaksit për të ndaluar valët e emigracionit të paligjshëm”,- citoi radio “Mosaique FM” zëdhënësin e Gardës Kombëtare Tuniziane.

Ai shtoi se njësitë e sigurisë arrestuan gjithashtu një numër organizatorësh të udhëtimeve përtej detit dhe sekuestruan varka druri. Si pjesë e fushatës së sigurisë, ishulli Kerkennah në provincën Sfaks të shtunën dëshmoi një operacion ajror me pjesëmarrjen e shumë njësive speciale të sigurisë dhe ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë. (Elona)