Gruri i Ukrainës/CFP
Ukraina do të ngrejë një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë lidhur me vendimet e tyre për të zgjatur një ndalim të importit të grurit nga Ukraina, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, duke cituar një zyrtar i lartë, shkruan “Xinhua”.
“Është e rëndësishme të provojmë se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë procedurat ligjore”,- tha Taras Kachka, përfaqësuesi i tregtisë dhe zëvendësministri i Ekonomisë i Ukrainës.
“Ndalimet e njëanshme nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia për grurin ukrainas pas vendimit të Komisionit Evropian për të hequr kufizimet kanë shkaktuar një shqetësim të madh sistemik”,- tha Kachka.
Komisioni Evropian njoftoi javën e kaluar se ka vendosur mos të zgjasë embargon ndaj produkteve bujqësore të Ukrainës në pesë vende anëtare të BE-së.
Pavarësisht vendimit të Komisionit, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia refuzuan të heqin ndalimin, sipas raporteve të mediave. (Elona)