Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi së fundmi nisjen e një hetimi antisubvencion për automjetet elektrike kineze. Shumë njerëz në qarqet ekonomike dhe në industrinë evropiane të automjeteve besojnë se vendimi i BE-së është "proteksionist" dhe do të shkaktojë një luftë tarifore midis Evropës dhe Kinës, gjë që nuk është e favorshme për zhvillimin e industrisë evropiane të automjeteve.
Industritë e automjeteve të Kinës e Evropës janë thellësisht të integruara dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e automjeteve elektrike është gjithashtu në rritje. Kjo është një situatë me përfitime të ndërsjella. Ola Källenius, CEO i Grupit "Mercedes-Benz" të Gjermanisë, tha se tregjet e hapura janë forca lëvizëse për rritje dhe krijimin e pasurisë. "Le ta mbajmë tregun të hapur dhe t'i lëmë aktorët e tregut të përpiqen për të." Britanikja "Daily Telegraph" theksoi se vetëm humbësit ekonomikë i drejtohen proteksionizmit dhe se nuk është e këshillueshme që dikush të fshihet pas mureve të larta të proteksionizmit duke pasqyruar dobësitë e veta.