Anija e parë turistike e prodhuar nga Kina do të debutojë më 2024
2023-09-20 18:53:23

foto: VCG

foto: VCG

Anija e parë e madhe turistike e ndërtuar prej Kinës, "Adora Magic City", është planifikuar të fillojë udhëtimin e saj të parë më 1 janar 2024, duke shënuar fillimin e funksionimit të saj komercial, tha të martën kompania operatore e saj, "Adora Cruises".

Anija, e planifikuar të niset nga Terminali Ndërkombëtar i Lundrimit "Wusongkou" në Shangai në ditën e parë të vitit të ardhshëm, do të ofrojë një përvojë unike lundrimi me ushqime të shijshme, shfaqje argëtuese dhe blerje të klasit botëror në det.

foto: VCG

foto: VCG

"Adora Magic City", me gjatësi 323.6 metra dhe një tonazh bruto prej 135 500 tonësh, ka gjithsej 2 125 dhoma për mysafirët dhe 22 restorante dhe bare, e mund të mbajë deri në 5 246 udhëtarë.

Në anije do të ketë gjithashtu një sërë veprimtarish posaçërisht për fëmijët.

foto: VCG

foto: VCG

Kompania publikoi të martën itinerarin e lundrimit në Azinë Verilindore nga Shangai, dhe do të nisë itineraret drejt vendeve të Azisë Juglindore në të ardhmen.

Biletat për itineraret e anijes turistike mund të prenotohen që nga e mërkura. (Zhan Dian/Artan)