Eksperti kinez bën thirrje për t'u kushtuar më shumë rëndësi shkeljeve të të drejtave të njeriut nëpërmjet mercenarëve
2023-09-20 15:00:52

CFP

CFP

Grupet përkatëse të punës duhet të mbajnë qëndrime objektive dhe t'u kushtojnë vëmendje të madhe problemeve të shkeljes së të drejtave të njeriut nëpërmjet mercenarëve në disa vende, u shpreh të mërkurën eksperti i Shoqatës së Studimit të të Drejtave të Njeriut të Kinës Yang Kuan.

  Gjatë një fjalimi të mbajtur në një dialog me grupet e punës lidhur me çështjen e përdorimit të mercenarëve si mjet i shkeljes së të drejtave të njeriut, Yang Kuan theksoi se, për shkak të statusit të paqartë ligjor të mercenarëve, ata veprojnë shpesh jashtë kufizimeve ligjore dhe morale, duke kërcënuar të drejtat njerëzore ndërkombëtare. Në rajonet ku ka trazira, ku mungojnë kufizimet ligjore dhe kontrolli i armëve, mercenarët mund të përdorin shpesh forcë të tepruar, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë civilëve të pafajshëm.

Eksperti kinez vuri në dukje në vijim se mercenarët përbëjnë kërcënime serioze për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, ndërsa  disa prej tyre punësohen prej organizatave terroriste, duke kërcënuar sigurinë ndërkombëtare. Për këto probleme, Kina zbaton dhe mbron me këmbëngulje Konventat Ndërkombëtare kundër Rekrutimit, Përdorimit, Ndihmës me Fonde dhe Stërvitjes së Mercenarëve, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 1989, dhe kundërshton që mercenarët të përdoren si "mjet lufte" i përkohshëm. (Xu Guang)