Piktorët shqiptarë ia kanë dalë të njihen edhe botërisht. Disa prej tyre kanë ekspozuar në galeritë prestigjoze të botës, duke marrë vlerësimet e kritikës së specializuar, duke marrë vëmendjen e gazetave më të rëndësishme dhe duke shitur vepra të cilat sot ndodhen në koleksionet private, madje edhe të njerëzve të rëndësishëm. Të ikur si emigrantë, si studentë, si eksplorues ngjyrash dhe emocionesh, apo si artistë bohemë, kjo nuk ka rëndësi, ata, falë talentit, edukimit estetik dhe artistik që kanë marrë, ia kanë dalë të jenë të suksesshëm. Ndonëse u përkasin brezave, formimeve të ndryshme estetike apo teknikave të ndryshme që aplikojnë, kanë spikatur për audiencat ndërkombëtare.
Onufri ikone- foto Wikipedia
Onufri
Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë. Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.
Kole Idromeno - foto Wikipedia
Kolë Idromeno
Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Ibrahim Kodra - foto Albania news
Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ibrahim Kodra lindi në Ishëm në vitin 1918 dhe mori klasat e artit nga Odhise Paskali gjatë vitit 1929. Gjatë kohës së studimeve një nga vizatimet e tij kapi syrin e mbretëreshës Geraldinës të Shqipërisë dhe vuri në lëvizje një sërë ngjarjesh që ndryshuan jetën e tij. Ai përfundoi në Itali duke studiuar artet e bukura me bursën e dhënë nga Mbretëria Shqiptare, dhe më pas mori një bursë të dytë nga qeveria italiane dhe shkoi për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras në Milano. Kodra u zhvendos në të njëjtat vende si Picasso dhe madje ekspozoi me Matisse, Modigliani, Rouault dhe Dufy. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.
Omer Kaleshi - Albania Daily News
Omer Kaleshi
Omer Kaleshi u lind në vitin 1932 në fshatin Kastriot në Kërçovë të Maqedonisë. Në vitin 1959 regjistroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, dega e pikturës. Në vitin 1963 hap ekspozitën personale në galerinë “Robert College” në Stamboll, kurse në vitin 1965 përfundon studimet dhe njëkohësisht hap disa ekspozita në Ankara, Beograd, Shkup dhe po këtë vit Omer Kaleshi vendoset në Paris.Omer Kaleshi është i pranishëm në Paris, në Amerikë, në Kanada, në Stamboll, në Londër, në Ankara e pastaj edhe në Egjipt, Spanjë,ë Zvicër, Moskë, Izmir e gjetiu.
Adrian Paci- foto albania letteraria
Adrian Paci
Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.
Anri Sala - foto Art Basel
Anri Sala
Anri Sala është një artist bashkëkohor shqiptar i vlerësuar në botë i cili trajton më së shumti vieon artistike. Artisti shqiptar që prej vitit 1996, ka jetuar dhe ekspozuar në Europë. Ai ka ekspozuar në shumë galeri të rëndësishme të botës, ndërsa mediat ndër më prestigjozet kanë shkruar për të. Anri Sala shquhet për instalacionet audiovizive. Veprat e tij janë të prirura që të shqyrtojnë efektet psikologjike duke përfshirë muzikën dhe tingullin si gjuhë të afta për të evokuar imazhe, për të zgjuar nostalgji ose për të komunikuar emocione. Kërkimi i tij artistik, ndalet tek gjuha, te sintaksa e muzikës të cilën e sposton në mëmyrë kreative duke shprehur interpretime të reja të historisë. Ka ekspozuar në veprimtari të rendësishme të artit, siç është Bienalja e Venecia, por edhe në Moskë, Paris, etj.
Helidon Xhixha - foto Durresi lajm
Helidon Xhixha
Skulptori i njohur, Helidon Xhixha është një prej shumë shqiptarëve që për ta bërë artin e tyre të njohur në botë- emigruan në Perëndim në fillim të viteve 1990. Ai është skulptori që njihet më së shumti për krijimin e formave abstrakte prej çeliku. Me një karrierë ndërkombëtare mbi 25-vjeçare, Xhixha ka fituar reputacionin e njërit prej skulptorëve më interesantë të skenës bashkohore, pasi është kontraktuar të krijojë dizajne të ndryshme në Europë, Shtetet e Bashkuara, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita, si Bienalja e Dizajnit në Londër, Bienalja e Venecias, në Toskana, në Firenze, etj.
Artan Shabani - foto Medium
Artan Shabani
Natyralisti dhe ekspresionisti Artan Shabani është një ndër emrat që nuk mund t’i lësh kurrë pa përmendur. Tablotë e tij gjenden në shumë muzeume dhe eskpozita të Europës. Përmes ngjyrave të forta lançohet lehtësisht emri i tij, emër që shihet në fundin e shumë pikturave, por që të bën të meditosh për nga interpretimi i shpirtit artistik dhe brishtësisë stilistike si dhe nga dhimbja që përcillet në shumë tablo të tij. Jeton në Venecia prej shumë vitesh edhe pse kohët e fundit I ka shtuar kontaktet me Shqipërinë e sidomos me vendlindjen e tij, Vlorën ku ka hapur edhe një galeri art “The promenade gallery”ku përveç tablove të tij ka kespozuar edhe shumë emra të njohur të artit bashkëkohor Italian dhe europian. Emri i tij është një ndër emrat më të njohur jo vetëm në Itali, por edhe jashtë kufijve italianë. Prej disa vitesh ai bashkëpunon me galeri të ndryshme si në Torino, San Giminiano, Monte Carlo, Nice, Nederland dhe Antibes. Pikturat e tij më të bukura ndodhen në galeritë më të famshme të Francës, Spanjës, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Australisë dhe Japonisë.
Neritana Kraja