Presidenti Putin: Rusia po i reziston presionit të pashembullt të sanksioneve
2023-09-20 19:44:19

CFP

CFP

Rusia i ka rezistuar presionit të paprecedentë nga sanksionet perëndimore, deklaroi presidenti Vladimir Putin.

“Ne i kemi përballuar presionet e jashtme absolutisht të paprecedenta, sulmet e sanksioneve të disa elitave qeverisëse në bllokun perëndimor në vende të veçanta që ne i quajmë jomiqësore”,- tha presidenti rus gjatë një takimi mbi buxhetin federal për vitet 2024-2026, citon “Xinhua”.

“PBB-ja e Rusisë ka arritur nivelin e vitit 2021 dhe tani është e rëndësishme të krijohen kushte për zhvillim të mëtejshëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë”,- tha Putin, duke njoftuar se periudha e rimëkëmbjes ekonomike të vendit tashmë ka përfunduar. (Elona)