Presidenti kinez i dërgon mesazh urimi homologut nepalez për Ditën Kombëtare
2023-09-20 18:59:11

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh homologut të tij nepalez Ram Chandra Poudel për ta uruar për Ditën Kombëtare të Nepalit.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina dhe Nepali janë partnerë strategjikë për arritjen e zhvillimit dhe begatisë, me një miqësi të trashëguar ndër breza. Të dy vendet e kanë respektuar njëri-tjetrin, e kanë trajtuar njëri-tjetrin si të barabartë dhe kanë ecur përpara krah për krah. Në vitet e fundit, marrëdhëniet kino-nepaleze  kanë vazhduar të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Të dyja palët kanë arritur rezultate të frytshme në ndërtimin e përbashkët cilësor të "Një brez, një rrugë", besimi i ndërsjellë politik është rritur vazhdimisht dhe miqësia tradicionale është thelluar gjithnjë e më shumë.  "Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Nepal dhe jam i gatshëm të punoj me presidentin Ram Chandra Poudel për t'i udhëhequr marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme të arrijnë përparim të ri dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt," tha Xi.

Po atë ditë, edhe kryeministri kinez Li Qiang dhe ministri i  Jashtëm Wang Yi u dërguan mesazhe urimi për ditën kombëtare homologëve të tyre nepalezë, përkatësisht Pushpa Kamal Dahal Prachanda dhe Narayan Prakash Saud. (Zhan Dian/Artan)