Fluksi i emigrantëve, qeveria italiane miraton masa të ashpra
2023-09-20 17:24:23

CFP

CFP

Qeveria italiane ka miratuar një paketë me masa të ashpra për ta kufizuar emigrimin e paligjshëm përmes Mesdheut, pas një fluksi me mijëra emigrantë javën e kaluar.

Kabineti i kryeministres Giorgia Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga 6 në 18 muaj, shkruan “Panorama”.

Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit. Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do të krijojë struktura për t’i ndaluar emigrantët që kanë hyrë në Itali ilegalisht.

CFP

CFP

Disa burime kanë thënë se të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë qenë të të njëjtit mendim për ashpërsim të rregullave për emigrantët.

Meloni tha se një qasje më e ashpër është e domosdoshme.

Në të njëjtën kohë, ajo u ka shpallur luftë bandave të kontrabandistëve.

“Lufta kundër emigrimit masiv dhe trafikantëve është luftë për Italinë dhe për Evropën”,- tha ajo. (Elona)

CFP

CFP