Spanja: E papranueshme vendosja e sanksioneve nga vendet e BE-së ndaj prodhimeve ukrainase
2023-09-19 18:04:05

CFP

CFP

Besoj se është një gabim dhe një fakt i papranueshëm me ligjet e BE-së, që disa shtete anëtare të vendosin për masa të njëanshme kufizuese të importeve të mallrave bujqësore ukrainase, deklaroi ministri spanjoll i Bujqësisë, Luis Planas, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së, shkruan “ATSH”.

“Komisioni vuri në dukje normalizimin e eksporteve dhe njoftoi se nuk do të zgjaste kufizimet dhe se Ukraina u angazhua të vendosë masa nëse është e nevojshme për të shmangur efektet padëshiruara. Por, disa shtete anëtare kanë shpallur masa që nisin sot, të cilat për mendimin tim janë të papranueshme me ligjin e BE-së”, theksoi Planas, duke komentuar mbi ndalimet e vendosura nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia.

“Duam të dëgjojmë nga Komisioni Evropian se çfarë çoi në këtë vendim dhe çfarë synon të bëjë me tre shtetet që kanë shpallur masa kufizuese të njëanshme”, theksoi ai.   (Fatosi)