Netanyahu/CFP
Arabia Saudite pritet të tërhiqet nga negociatat me qeverinë ekstreme të Benjamin Netanyahu për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, shkruan “Jerusalem Post”, citon “RTSH”.
Arabia Saudite tashmë ka njoftuar SHBA-në për vendimin e saj që mos të marrë pjesë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas medieve, arsyeja është sepse natyra ekstremiste e qeverisë së djathtë izraelite, të udhëhequr nga Netanyahu, po prish çdo mundësi për afrim me palestinezët, dhe rrjedhimisht edhe me sauditët.
Arabia Saudite thuhet se po shtyn marrëveshjen e mundshme të paqes, ndër të tjera, edhe për shkak të vendimit të Netanyahut për të emëruar ministrat e Sigurisë Kombëtare dhe Financave nga ekstremi i djathtë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është shprehur më herët se Arabia Saudite i kishte informuar se marrëveshja nuk do të arrihet nëse nuk zgjidhen çështjet palestineze. (Fatosi)