Kafeja dhe dashuria e një çifti
2023-09-19 10:26:14

Në qytetin e lashtë Kashgar në rajonin autonom Xinjiang Uygur të Kinës Veriperëndimore, ndodhet kafeneja e çiftit Dilxat Tursun dhe gruaja e tij, Hadiya Msham Abdulla nga Tanzania. Ata u njohën në Fuzhou ndërsa ndiqnin studimet dhe aty lindi dashuria, që këtë çift e bashkoi në martesë, duke u bërë dhe prindër. Ata jetojnë në Kashgar dhe kanë hapur një kafene, që vizitohet nga shumë turistë vendës dhe të huaj.

Xinhua

Xinhua

Kafeja dhe dashuria e një çifti

Kashgar në rajonin autonom Xinjiang Uygur të Kinës Veriperëndimore njihet si një qendër tregtare në rrugën legjendare të Mëndafshit që dikur lidhte Kinën e lashtë me Perëndimin. Dilxat Tursun dhe gruaja e tij, Hadiya Msham Abdulla nga Tanzania kanë një kafene në qytet, e cila është e njohur jo vetëm për kafen dhe ëmbëlsirat e saj të shijshme afrikane, por edhe për historinë e dashurisë së pronarëve.

Shtatë vjet më vonë, Dilxat ende ndjen se i rreh zemrën sa herë kujton momentin që me  99 trëndafila në dorë, i shprehu ndjenjat e tij gruas së ardhëshme.

Edhe pse  Hadiya nuk u përgjigj menjëherë, të dy tani janë të lumtur, duke drejtuar kafenenë Dili dhe Diya.

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Ndërsa  përgatisin një filxhan kafe të mirë, atyre u pëlqen t'u tregojnë klientëve dhe ndjekësve në internet historinë se si e gjetën dashurinë pavarësisht se ishin mijëra kilometra larg njëri-tjetrit.

Dilxat u largua nga shtëpia e tij në Xinjiang në vitin 2013 për të shkuar në kolegj në qytetin lindor Fuzhou, në provincën Fujian, duke mos pasur asnjë ide se do të takonte dashurinë e jetës së tij tre vjet më vonë.

“E pashë për herë të parë gjatë një klase të hapur. Më vonë e kam takuar shumë herë në provime të ndryshme, ndaj jemi afruar mjaft”, kujton Dilxat.

“E admiroj sepse është shumë zemërmirë”.

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Të dy takoheshin shpesh për të studiuar dhe për të darkuar së bashku. Në vitin 2018, Hadiya u kthye në Tanzani për një stash dhe ndarja  i bëri ata të kuptonin se sa shumë donin të qëndronin me njëri-tjetrin.

Ajo u kthye në Fuzhou dhe filluan të takoheshin deri sa u martuan më 20 maj 2020, një datë që tingëllon e ngjashme me "Të dua" në kinezisht.

Hadiya vendosi të shoqërojë të shoqin në vendlindjen e tij në Kashgar vitin e kaluar.

"Më pëlqen shumë Kashgar. Njerëzit këtu janë shumë të mirë dhe na ndihmojnë për çdo problem që kemi", thotë bashkëshortja.

"Kashgar ka shkretëtira dhe kaq shumë male me borë. Është kaq i bukur." Ata u bënë prindër të një fëmije dhe planifikuan për të hapur një kafene.

"Bërja e kafesë ishte ëndrra e saj dhe është mjaft e aftë në këtë zanat. Gjithashtu kam mësuar shumë aftësi prej saj", thotë Dilxat.

Xinhua

Xinhua

"Ne hapëm kafenenë për t'u ofruar klientëve tanë një përvojë krejt të re kafeje."

Fillimi i një biznesi nuk është kurrë i lehtë. Për çiftin, blerja e sasisë së duhur të kokrrave të kafesë afrikane ishte një stres më vete.

"Të kesh shumë kokrra kafeje në depo rrezikon që ato të prishen, ndërsa të kesh shumë pak do të thotë se ato do të mbarojnë shpejt. Por ne kemi gjetur një sasi optimale pas muajsh provë dhe gabimesh," thotë Hadiya.

“Bërja e kafesë është një gjë shumë e këndshme për mua”.

Xinhua

Xinhua

Çifti derdh shpirtin për të bërë kafenë më të mirë. Kafeneja është bërë një vend i njohur në zonën e qytetit të vjetër të Kashgar. Ata gjithashtu ndajnë biznesin dhe jetën e tyre të përditshme përmes transmetimeve të drejtpërdrejta në mediat sociale.

“Shpresoj të hapim një zinxhir dyqanesh në çdo qytet në Xinjiang, në mënyrë që fansat tanë të shijojnë kafen tonë kudo që janë”, thotë Hadiya.

"Vitet e fundit kemi parë një zhvillim të shpejtë në Kashgar. Zona e qytetit të vjetër është një vend piktoresk me potencial të madh. Unë jam shumë optimist për këtë," thotë Dilxat.

"Ka një çajtore shekullore në Kashgar. Shpresoj që në të ardhmen qyteti të ketë një kafene shekullore - kafenenë tonë", thotë ai.

Xinhua

Xinhua