Protesta per klimen (Foto Rtsh)
Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në New York, duke kërkuar nga OKB-ja më shumë iniciativa për të luftuar ndryshimet klimaterike, njofton “RTSH”.
Protestues nga rreth 700 organizata dhe grupe aktiviste u mblodhën, duke mbajtur pankarta që ndër të tjera shkruanin: “Biden, jepi fund karburanteve fosile”, “Lëndët djegëse fosile po na vrasin” dhe “Unë nuk votova për zjarret dhe përmbytjet”.
Në një raport të fundit të OKB-së për klimën, ekspertët theksuan se emetimet e gazeve serrë pritet të arrijnë kulmin në vitin 2025, nëse superfuqitë industrial nuk zbatojnë si duhet objektivin e vendosur për të kufizuar ngrohjen globale siç është rënë dakord në Marrëveshjen e Parisit.
Kjo marrëveshje e cila është ratifikuar në 2015, përfshin një plan veprimi, por mbetet shumë për të bërë në të gjitha frontet, thuhet në raportin përpara Konferencës së 28-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP28) që do të mbahet në Dubai në fund të vitit. (Fatosi)