Përfaqësues nga mbi 110 vende në forumin e tretë “Një brez, një rrugë”
2023-09-19 20:17:13
foto: VCG
Përfaqësuesit nga më shumë se 110 vende kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në Forumin e Tretë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” në tetor, tha të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.
foto: VCG
E pyetur në një konferencë të përditshme shtypi rreth përgatitjeve për veprimtarinë, Mao bëri të ditur se kjo veprimtari do të përfshijë ceremoninë e hapjes, tre forume të nivelit të lartë mbi ndërlidhshmërinë, zhvillimin e gjelbër e ekonominë digjitale, si edhe gjashtë forume të tjera për tregtinë e lirë, shkëmbimet ndërnjerëzore e të institutive të studimit të politikave dhe tema të tjera.
Përgatitjet për forumin po shkojnë pa probleme, theksoi Mao.
Lajmet Kryesore