Mali, Nigeri dhe Burkina Faso krijojnë aleancën e re të mbrojtjes
2023-09-19 18:06:49

Aleanca e mbrojtjes (Foto Atsh)

Aleanca e mbrojtjes (Foto Atsh)

Shtetet e Afrikës Perëndimore, Mali, Nigeri dhe Burkina Faso, kanë krijuar një aleancë mbrojtëse, sipas presidentit të përkohshëm të Malit, kolonel Assimi Goïta, në një postim në media sociale, njofton “ATSH”.

Të tri shtetet drejtohen nga grupe ushtarake, pas grushteve të shtetit që kanë ngritur shqetësime lidhur me të ardhmen e demokracisë në rajon.

Udhëheqësi i Malit njoftoi të shtunën nënshkrimin e një akti që krijon të ashtuquajturën Aleanca e Shteteve të Sahelit (AES).

“Objektivi i kërkuar nga statuti është krijimi i një arkitekture të mbrojtjes kolektive dhe mbështetjes reciproke midis palëve kontraktuese”, thuhet në dokument.

Sipas aktit, palët zotohen të luftojnë terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Presidenti i përkohshëm i Burkina Faso, Ibrahim Traoré dhe udhëheqësi de fakto i Nigerit Abdourahmane Tchiani ishin gjithashtu të pranishëm në nënshkrimin e dokumentit.

Mali, Burkina Faso dhe Nigeri kanë luftuar prej kohësh me grupet terroriste islamike që kryejnë sulme të përgjakshme kundër civilëve dhe kontrollojnë gjithnjë e më shumë territorin. (Fatosi)