Sektori postar i Kinës, rritje dyfish në tetë muajt e parë
2023-09-19 19:57:55

foto: VCG

foto: VCG

Sektori postar i Kinës pati një rritje të fortë të të ardhurave të biznesit në tetë muajt e parë të këtij viti, treguan të martën të dhënat nga Zyra Shtetërore e Postës.

foto: VCG

foto: VCG

Nga janari në gusht, të ardhurat e sektorit u rritën 10.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 970.85 miliardë juanë (rreth 135.34 miliardë dollarë amerikanë). Vetëm në gusht, të ardhurat u shtuan 10 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke kapur vlerën 122.62 miliard juanë, bëri të ditur Zyra.

foto: VCG

foto: VCG

Sektori postar i vendit përpunoi 100.96 miliardë pako në tetë muajt e parë, 13.1 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vjetshme. Midis tyre, 81.46 miliardë u trajtuan nga kompanitë e shërbimeve të postës së shpejtë, me një rritje prej 15.9 për qind krahasuar me tetëmujorin e parë të vitit të kaluar, sipas Zyrës.

C