Kalaja e Lezhës drejt restaurimit
2023-09-19 09:38:29

Kalaja e Lezhës (Foto Revista Fjala)

Kalaja e Lezhës (Foto Revista Fjala)

Kalaja Mesjetare e Lezhës pritet të ofrojë një pamje më të bukur përgjatë natës. Ky është një projekt  parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë. Sipas këtij projekti, do të jetë në vëmendje ndriçimi i mureve të jashtme, por edhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, gjithashtu edhe hyrja e kalasë. Duke  qenë se Kalaja e Lezhës ka rëndësinë historike të këtij fortifikimi, ky projekt parashikon një metode precize për pozicionimin e pajisjeve të ndriçimit, si në Berat, Shkodër e Gjirokastër. Kjo është një mënyrë e mirë për të rritur atraktivitetin turistik të zonës. Në Kalanë e Lezhës do të përdoret teknologjia e ndriçimit LED, duke përfshirë sisteme të automatizuara për të ndriçuar kalanë në mënyrë sa më të mirë.

Foto nga facebook-u i kryeministrit Rama

Foto nga facebook-u i kryeministrit Rama

Foto nga facebook-u i kryeministrit Rama

Foto nga facebook-u i kryeministrit Rama

Foto nga facebook-u i kryeministrit Rama

Foto nga facebook-u i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ndau disa foto nga puna e nisur në këtë kala, ndërsa u shpreh në facebook: “Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”.

Ndriçimi i mureve të jashtme, i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, por edhe hyrjes së kalasë, dëshmitare e ngjarjeve të rëndësishme historike do të rifitojnë madhështinë dhe vëmendjen që meriton ky monument me vlera të rralla. Projekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës, parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me fokus të veçantë në elementet identifikuese të kalasë së Lezhës, duke e bërë atë edhe më terheqëse për vizitorët. Pozicioni i ndriçuesve është ideuar për të lejuar që vëllimet e parashikuara të gjenerojnë hije të qarta që e bëjnë tre-dimensionalen e mureve më të dukshme edhe në distanca të mëdha. Kjo ndërhyrje bashkëkohore vjen falë mbështetjes së Ministrise së Kulturës. Kalaja e Lezhës konsiderohet simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane, ndërsa ka pësuar dëmtime në mënyrë të vazhdueshme. Lezhën e vizitojnë mbi 1 milion turistë nga muaji tetor deri në mars, duke e bërë këtë zonë me numrin më të madh të pushuesve në Adriatik, një nga zonat më të zhvilluara në veri të Shqipërisë në turizëmin bregdetar.

Pamje nga Kalaja e Lezhës (Foto VisitLezha)

Pamje nga Kalaja e Lezhës (Foto VisitLezha)

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër kjo ndërhyrje vjen falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës. Kalaja mesjetare e Lezhës është ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik në shekullin IX-të, duke marrë kështu karakterin e një qendre qytetare. Ajo është rindërtuar disa herë, duke filluar që nga shek. III-të para Krishtit nga Mbretëria Ilir dhe Bizantinët. Kalaja është djegur në vitit 592, por edhe në 1398 aksidentalisht. Sot në kalanë e Lezhës mund të shihet, përveç peizazhit të bukur e relaksues, edhe teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me ambiente çlodhëse.

-Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Kalaja e ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjonit në detin Adriatik. Dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik që në shek.IV p.k. Në shek. VI e.s. (viti 592) Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin. Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni. Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali. Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek.XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës. Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës. Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku. Kisha e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi. Vendi ku u mblodh Kuvendi i Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit. Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek.  p.k. Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodrës (planimetria paraqet formë vezake dhe drejtim lindje-perëndim.) Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndëtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit. Si rezultat i tërmetit të vitit 1979 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze, të cilat janë restauruar herë pas here.

Sava Lena

Pamje nga Kalaja (Foto Trip to Albania)

Pamje nga Kalaja (Foto Trip to Albania)