Nis zyrtarisht funksionimin Qendra Kryesore Mediale e Lojërave Aziatike Hangzhou
2023-09-19 15:33:14

CFP

CFP

Me rreth një javë nga fillimi i Lojërave të 19-ta Aziatike në Hangzhou, Qendra Kryesore e Medias (MMC) filloi zyrtarisht punën të hënën, njofton “Xinhua”.

E ndodhur pranë stadiumit kryesor të Qendrës Olimpike Sportive të Hangzhou, vendi i ceremonisë së hapjes së Lojërave, MMC-ja shtrihet në një zonë të gjerë prej gati 50.000 metrash katrorë.

Kjo hapësirë është e segmentuar në seksione të ndryshme, duke përfshirë Qendrën Kryesore të Shtypit (MPC) dhe Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve (IBC).

Brenda MMC, personeli i medias mund të ketë akses në një sërë objektesh si stacioni mjekësor, një librari dhe një zyrë postare, duke siguruar shërbime të shpejta dhe efikase.

Zona e ekspozitës kulturore, e vendosur në hollin e MMC-së, shfaq elemente të artit kinez, duke përfshirë pikturat tradicionale dhe celadonin. Këto shfaqje janë të mbushura me karakteristikat dalluese të kulturës kineze dhe Hangzhou.

Lojërat e 19-ta Aziatike janë planifikuar të mbahen në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës lindore, nga 23 shtatori deri më 8 tetor.

Veprimtaria do të përfshijë gjithsej 40 sporte. (Fatosi)

CFP

CFP