Xi Jinping-u i përgjigjet letrës së kryetarit të Fondacionit të Trashëgimive së Aviacionit ShBA-Kinë
2023-09-19 12:55:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Javën e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj letrës së kryetarit të Fondacionit të Trashëgimisë së Aviacionit ShBA-Kinë Jeffrey Greene dhe të veteranëve të Grupit të Vullnetarëve Amerikanë “Tigrat fluturues” Harry Moyer e Mel McMullen.

Në letrën e tij të përgjigjes, Xi Jinping-u u shpreh se populli kinez e populli amerikan bashkëpunuan në luftën kundër fashizmit japonez, duke vendosur një miqësi të thellë gjatë këtij procesi. Si dy vende të mëdha, Kina e ShBA-ja mbajnë përgjegjësinë e rëndësishme për paqen, qëndrueshmërinë e zhvillimin botëror në të ardhmen. Të dy palët duhet ta respektojnë njëra-tjetrën, të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe të zhvillojnë bashkëpunim me përfitime të përbashkëta. Ai shprehu shpresën se fryma e Grupit “Tigrat fluturues” do të trashëgohet brez pas brezi mes dy popujve.

Fondacioni i Trashëgimisë së Aviacionit ShBA-Kinë u themelua në vitin 1998 për të promovuar studimin dhe përkujtimin e ngjarjeve historike të aviacionit ndërmjet dy vendeve. Ditët e fundit, kryetari i fondacionit Jeffrey Greene dhe dy veteranë të Grupit “Tigrat fluturues” Harry Moyer e Mel McMullen i dërguan së bashku një letër presidentit kinez Xi Jinping, për t'i paraqitur gjendjen e nxitjes së shkëmbimeve miqësore kino-amerikane nga fondacioni dhe veteranët amerikanë. (Fani)