Falë informacionit të saktë me WEB-GIS, me të dhënat specifike të tokës, fermerët shqiptarë e kanë më të lehtë punën e tyre, për mbjelljen e kulturës së duhur në tokën e duhur, njofton “ATSH”.
Sistemi i përmirësuar elektronik për të dhënat e tokës bujqësore në Shqipëri është i aksesueshëm në e-Albania.
Përmes të dhënave dhe informacineve që gjeneron, sistemi i orienton fermerët të mbjellin aty ku toka është më përshtatshme, duke ndihmuar kështu prodhuesit bujqësor për më shumë efektivitet, prodhimtari, ulje kostosh dhe ulje të ndotjes së mjedisit.
Ekspertët e bujqësisë shprehen se informacioni WEB-GIS, online në e-Albania, është një mundësi më tepër edhe për mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e erozionit në zonat e rrezikut.
Gjithashtu është një orientim efikas për përdorimin e plehrave bujqësore dhe për skemat uitëse dhe kulluese.
WEB-GIS ofron transparencë të plotë të dhënash dhe një hartë digjitale e aksesueshme në çdo kohë për tokat e mbjella.
Ky shërbim i ri i vjen në ndihmë fermerëve dhe ekspertëve të fushës, duke i lehtësur ata në marrjen e informacionit dhe orientimin e tyre.
Ai është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, AKSHI-t dhe Qendrës së Transferimit të Teknologjisë Bujqësore. (Fatosi)