Përmbytjet në Libi, OKB druhet për shembjen e dy digave të tjera
2023-09-19 15:10:33

CFP

CFP

Pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar në Libi, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka shprehur shqetësim për situatën në dy diga të tjera, të cilat thuhet se janë nën presion të madh nga vëllimi i ujit, njofton “RTSH”.

Këto diga janë Jaza, e cila është midis Dernës dhe Bengazit, dhe Katara, afër Bengazit, shpjegoi zyra e OKB-së.

Shumë rrethe në qytetin e Dernës janë përfshirë nga përmbytje pasi dy digat e lumit që përshkon qytetin u prishën të dielën e kaluar për shkak të shirave të dendur të shkaktuar nga stuhia “Daniel”.

Numri i saktë i viktimave nga përmbytjet nuk dihet ende, ndërsa sipas OCHA-së, rreth 11.300 janë deklaruar të vdekur deri më tani dhe 10.100 të tjerë të zhdukur. (Fatosi)