Irani u heq akreditimin ekspertëve të IAEA-s për të kryer kontrolle bërthamore
2023-09-19 15:18:53

Kreu i IAEA-se (Foto Atsh)

Kreu i IAEA-se (Foto Atsh)

Autoritetet në Iran u kanë hequr akreditimin ekspertëve kryesorë për të inspektuar arsenalin bërthamor të vendit, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), citon “ATSH”.

Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, kritikoi vendimin në një deklaratë zyrtare për shtyp, duke e quajtur atë joproporcionale dhe të paprecedentë.

“Kjo ndikon në planifikimin normal dhe kryerjen e aktiviteteve të verifikimit të Agjencisë në Iran dhe haptazi kundërshton bashkëpunimin që duhet të ekzistojë midis IAEA-s dhe Iranit”,- deklaroi Grossi.

Një inspektori i ishte hequr më parë akreditimi. Megjithëse masa është zyrtarisht e lejuar, Grossi kritikoi Iranin për pengimin e IAEA-së për të kryer në mënyrë efektive inspektimet e saj në Iran. Ai i bëri thirrje vendit që të rishqyrtojë vendimin e tij.

Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje bërthamore për të kufizuar në mënyrë drastike pasurimin e uraniumit dhe për të lejuar kontrolle të rrepta të IAEA-s. Masa kishte për qëllim të kufizonte armët bërthamore në vend.

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën nga marrëveshja në vitin 2018 nën drejtimin e presidentit të atëhershëm Donald Trump, Irani filloi pasurimin e uraniumit dhe kufizimin e inspektimeve të IAEA-s.  (Fatosi)