Libri me fjalime të Xi Jinping-ut mbi të drejtat e njeriut botohet në 6 gjuhë të tjera
2023-09-19 16:42:58

Një përmbledhje e përzgjedhur e fjalimeve të Xi Jinping-ut mbi të drejtat e njeriut është botuar edhe në arabishte, portugalishte, gjermanishte, suahili, urdu dhe vietnamishte.

Libri, i përpiluar nga Instituti i Historisë dhe Letërsisë së Partisë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, përdor nëntë tema për të regjistruar në mënyrë sistematike idetë e Xi Jinping-ut për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Versionet në gjashtë gjuhë u botuan nga Shtëpia Botuese e Gjuhëve të Huaja dhe synojnë të ndihmojnë lexuesit e huaj që të kuptojnë fjalimet e Xi Jinping-ut mbi të drejtat e njeriut dhe atë që ka bërë Kina për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, si edhe propozimet e Kinës për përmirësimin e qeverisjes globale të të drejtave të njeriut.

Në vitin 2022, Shtëpia Botuese Qendrore e Përmbledhjeve dhe Përkthimeve botoi versionet dygjuhëshe kinezisht dhe përkatësisht anglisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht e japonisht të librit. (Zhan Dian/Artan)