Fshati i Lojërave Aziatike hap dyert për grupin e parë të atletëve
2023-09-19 17:57:14

CFP

CFP

Fshati i Lojërave të 19-a Aziatike u hap zyrtarisht të shtunën në mëngjes, duke mirëpritur grupin e parë të delegatëve kinezë në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës lindore, shkruan “China Daily”.

I përbërë nga fshati i atletëve, fshati i zyrtarëve teknikë dhe fshati i medias, fshati i Lojërave Aziatike do të mirëpresë dhe do të presë më shumë se 20.000 persona, duke ofruar akomodim, furnizim ushqimi, transport, shërbime kulturore, teknologjike, mjekësore dhe tregtare për ta.

Koncepte dhe rregullime të tilla novatore nuk janë parë kurrë më parë në historinë e Lojërave Aziatike apo edhe të Lojërave Olimpike.

Kina ka dërguar 886 atletë në Lojërat Aziatike. 437 femra dhe 449 meshkuj, do të garojnë në 407 gara në 38 sporte.

Përveç fshatit të Lojërave Aziatike në Hangzhou, pesë nënfshatra në qytetet Ningbo, Wenzhou, Jinhua, qarku Tonglu dhe qarku Chun'an u hapën gjithashtu në të njëjtën ditë.

Mbi 12.000 atletë nga 45 vende dhe rajone aziatike do të marrin pjesë në Lojërat e 19-ta Aziatike, më të mëdhatë ndonjëherë në historinë e këtij eventi për sa i përket numrit të pjesëmarrësve. (Fatosi)