Lojërat e 19-ta Aziatike të Hangzhou-t janë në prag të hapjes. Kjo është hera e tretë që Kina organizon këtë veprimtari sportive gjithëpërfshirëse ndërkombëtare të nivelit më të lartë në Azi, pas Lojërave Aziatike të Pekinit 1990 dhe Lojërave Aziatike të Guangzhou-t të vitit 2010. Në fund të shtatorit, Hangzhou, një qytet me një histori të lashtë, do të mirëpresë më shumë se 10 000 sportistë dhe dhjetëra mijë të ftuar nga delegacionet sportive të 45 vendeve dhe rajoneve aziatike.
foto: VCG
Volodymyr Urusov, profesori i asociuar i Departamentit të Historisë të Universitetit Shtetëror të Kievit të Ukrainës
Komiteti organizator i këtyre Lojërave Aziatike ka propozuar katër koncepte kryesore për organizimin e lojërave: "të gjelbra, të zgjuara, me kursim dhe të qytetëruara". Unë besoj se nëpërmjet kësaj veprimtarie, trashëgimia e thellë historike dhe kulturore e qytetit Hangzhou dhe arritjet e zhvillimit të qytetërimit modern do të shfaqen në botë, duke i lejuar botës të dijë më shumë për Hangzhou-n dhe Kinën. Ashtu si emri "Xinhuo" i pishtarit të Lojërave Aziatike të Hangzhou-t, ai ka bërë që zjarri i qytetërimit kinez të përcillet brez pas brezi.
Qendra Sportive "Fuyang Yinhu" e Lojërave Aziatike të Hangzhou-t do të presë garat e qitjes, gjuajtjes me hark dhe garat moderne të pentatlonit. Fasada e objektit paraqet një pikturë rrotull dritëhijesh nën përthyerjen e dritës së diellit. Kjo ide vjen nga piktura klasike "Jetesë në malet Fuchun", e cila përshkruan peizazhin e bukur të Hangzhou-t.
Hu Huifeng, arkitekti i Institutit të Dizajnit të Universitetit të Zhejiang-ut dhe drejtor i Qendrës Kërkimore të Krijimit Arkitekturor
Në fund zgjodhëm ndarësit e njësisë duke përdorur metodën e pikselimit. Kemi përdorur më shumë se 34 000 ndarës standardë dhe kemi përdorur konvertime të ndryshme këndi. Çdo ndarës ka një kënd prej pesë gradësh, në mënyrë që secili kënd të jetë në një konvertim të ndryshëm. Pikat kombinohen në pikturën "Jetesë në malet Fuchun".
foto: VCG
Lojërat Aziatike të Hangzhou-t zgjodhën simbolet e tre vendeve të trashëgimisë botërore që pasqyrojnë më së miri karakteristikat kulturore të Hangzhou-t, si maskoti "Cong Cong" që përfaqëson rrënojat e qytetit të lashtë Liangzhu, "Lian Lian" që përfaqëson Liqenin Perëndimor dhe "Chen Chen" që përfaqëson Kanalin e Madh i Pekin-Hangzhou. Duke u dhënë Lojërave Aziatike ngjyrime të pasura kulturore, organizatorët përpiqen t'i bëjnë Lojërat Aziatike një urë për të shtuar mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të Azisë dhe të botës.
Martin Sörös, gazetar dhe analist i pavarur austriak
Hangzhou shpreson dhe do të dërgojë një sinjal të tillë: në këtë qytet që ka qytete binjake në shumë vende, si Japonia, Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Koreja e Jugut dhe Franca, komiteti organizator shpreson t'i përmbahet dhe praktikojë parullën "Zemër për zemër drejt së ardhmes"; në këtë qytet ku është kompozuar kënga zyrtare "Së bashku të dashuaruar", njerëzit presin me padurim një festë të gëzimit dhe të unitetit.
Vicentiu Gheorghe, President Nderi i Shoqatës ChinaRo
Sporti mund të shtojë më tej shkëmbimet kulturore ndërkombëtare, të shtojë mirëkuptimin ndërmjet popujve të vendeve të ndryshme, të ndjekë përsosmërinë dhe të rindezë miqësinë. Është një "gjuhë botërore" që i kapërcen kufijtë kombëtarë. Shkëmbimet sportive ndërkombëtare janë të favorshme për promovimin e paqes dhe të qëndrueshmërisë botërore.
foto: VCG
Lojërat Aziatike nuk janë vetëm një ngjarje sportive, por edhe një ngjarje madhështore shkëmbimesh kulturore, solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve dhe rajoneve të ndryshme të Azisë.
Volodymyr Urusov, profesori i asociuar i Departamentit të Historisë të Universitetit Shtetëror të Kievit të Ukrainës
Ne duhet të zhvillojmë dialog me një qëndrim të hapur, të respektojmë dallimet, të shtojmë mirëkuptimin nëpërmjet shkëmbimeve të ndërsjella, të promovojmë zhvillimin nëpërmjet bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe të krijojmë mënyra efektive për shkëmbime të ndërsjella ndërmjet qytetërimeve të ndryshme në kontekste dhe mjedise të ndryshme kulturore. Është e nevojshme të integrohet nga afër Nisma e Qytetërimit Global me konceptin e promovimit të vlerave të përbashkëta për të gjithë njerëzimin dhe promovimit të ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, për t'u dhënë shtysë shkëmbimeve kulturore ndërkombëtare.
Erion Malaj, drejtori i Institutit "Konfuci" pranë Universitetit të Tiranës
Në përgjithësi, nuk është vetëm për pjesëmarrësit, organizatorët dhe audiencën në mbarë botën, por edhe për këdo që dëshiron të kuptojë një Azi të vërtetë, veçanërisht Kinën e sotme. Kjo do të jetë një ngjarje e madhe për të eksploruar nga afër Azinë, veçanërisht kulturën, historinë dhe traditat e përfaqësuara nga Kina.