Shpenzimet e Kinës në kërkim-zhvillim i kaluan 3 trilionë juanët vjet
2023-09-18 19:50:19

foto: VCG

foto: VCG

Shpenzimet e përgjithshme të Kinës për kërkim dhe zhvillim i tejkaluan 3 trilionë juanët (rreth 418.2 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022 vjet, me një rritje prej 10.1 % në krahasim me vitin 2021, bëri të ditur të hënën Zyra Kombëtare e Statistikave.

 

Shpenzimet e Kinës për kërkim dhe zhvillim u shtuan me 7.7 % vitin e kaluar me çmime të pandryshueshme, më shumë se objektivi i rritjes vjetore të kërkim-zhvillimit prej 7 për qind i vendosur për periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), tha Zhang Qilong, një statisticien i Zyrës.

 

foto: VCG

foto: VCG

Shpenzimet e përgjithshme të Kinës për kërkim-zhvillim përbënin 2.54 për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto vitin e kaluar, 0.11 pikë përqindjeje më shumë se më 2021.

 

Shpenzimet për kërkim-zhvillim të ndërmarrjeve kontribuuan në 84 për qind të rritjes së kërkim-zhvillim të vendit në vitin 2022, me 4.6 pikë përqindjeje më shumë se në vitin pararendës.

 

foto: VCG

foto: VCG

Investimet në kërkimin bazë vazhduan të rriten vitin e kaluar, duke arritur në 200 miliardë juanë dhe duke zënë 6.57 për qind të totalit të shpenzimeve për kërkim-zhvillim.

 

Kina do të vazhdojë të inkurajojë autoritetet vendore për të rritur shpenzimet në kërkim-zhvillim dhe për të përmirësuar efikasitetin e përdorimit të kapitalit, tha Zhang.