Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përfundon vizitën në Rusi
2023-09-18 17:48:34

Xinhua

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u largua nga Rusia të dielën me trenin e tij të blinduar, raportuan mediat ruse, duke përmbyllur vizitën e tij gjashtëditore që gjerësisht u përqendrua në çështje ushtarake, shkruan “Panorama”.

Vizita e parë e tij jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit u përcoll me frikën e Perëndimit se Rusia dhe Koreja e Veriut do të sfidojnë sanksionet dhe do të arrijnë një marrëveshje për armët.

Agjencia e lajmeve “TASS” njoftoi se gjatë kësaj jave, lideri të Koresë së Veriut iu dhanë pesë dronë shpërthyes, një dron vëzhgues dhe një jelek antiplumb si dhuratë nga një guvernator rajonal.

Të shtunën, lideri koreano-verior u takua me ministrin rus të Mbrojtjes, në Vlladivostok, ku inspektuan një sërë armësh përfshirë sisteme të raketave hipersonike.

CFP

CFP

Vizita e Kim Jong Un në Rusi, që nisi të martën, është përqendruar kryesisht në çështjet ushtarake. Ai është takuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Rusia besohet se është e interesuar që të blejë municione nga Koreja e Veriut në mënyrë që të vazhdojë konfliktin në Ukrainë.

Kremlini njoftoi se gjatë vizitës nuk do të nënshkruhej asnjë marrëveshje. (Fatosi)