foto: VCG
Federata e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara e Kinës hapi kongresin e vet të tetë kombëtar në Pekin të hënën.
Presidenti Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, mori pjesë në këtë veprimtari me liderë të tjerë të Partisë dhe të shtetit. Ding Xuexiang mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes në emër të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Këshillit të Shtetit të Kinës.
Veprimtaria, e zhvilluar në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, u ndoq nga më shumë se 600 delegatë që përfaqësojnë rreth 85 milionë njerëz që jetojnë me aftësi të kufizuara në Kinë.
foto: VCG
Në fjalën e tij, Ding tha se Kina e ka arritur në kohë objektivin e planifikuar për të ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet, pa lënë pas asnjë njeri me aftësi të kufizuara.
Ding theksoi përpjekjet për të zbatuar në mënyrë të gjithanshme vërejtjet dhe udhëzimet e rëndësishme të presidentit Xi Jinping, për respektimin e vlerave të barazisë, integrimit e ndarjes së përbashkët dhe fokusimin në detyrën e nxitjes së begatisë të përbashkët mes njerëzve me aftësi të kufizuara, duke promovuar zhvillimin e gjithanshëm të programeve për njerëzit me aftësi të kufizuara.
foto: VCG
Ai bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të krijuar një jetë më të mirë dhe më të lumtur për njerëzit me aftësi të kufizuara në procesin e modernizimit kinez.
Zhang Haidi, kryetarja e Federatës së Njerëzve me Aftësi të Kufizuara të Kinës, mbajti një raport pune në këtë kongres.