“Huawei” lançon orën inteligjente në Barcelonë
2023-09-18 15:41:28


Xinhua

Xinhua

Xinhua


Një sërë pajisjesh të avancuara të gjigantit kinez të telekomunikacionit “Huawei”, duke përfshirë edhe një orë të re inteligjente, bënë debutimin e tyre botëror në Barcelonë, Spanjë, javën e kaluar, njofton “China Daily”.

Në 10-vjetorin e hyrjes së “Huawei” në sektorin e veshjeve, kompania zbuloi strategjinë e saj në këtë sektor, duke bërë të ditur se dëshiron të prezantojë një epokë të re të pajisjeve duke u fokusuar në ndërthurjen e stilit, shëndetit dhe sportit, nën sloganin “Fashion Forward”.

“Watch GT 4” është gjenerata më e fundit e serisë kryesore “Watch GT” të kompanisë. Ajo përmban një sërë funksionesh shëndetësore dhe fitnesi, të tilla si teknologjia e përmirësuar e ndjeshmërisë së rrahjeve të zemrës për të ofruar rezultate më të sakta ose një veçori që ndihmon në parashikimin e cikleve menstruale.

“Watch GT 4” synon gjithashtu të hapë terren të ri në sektorin e orëve inteligjente me një fokus të fortë në stilin dhe dizajnin, duke ofruar një gamë dizajnesh inovative për një shumëllojshmëri shijesh në madhësi si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Sipas “Huawei”, në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ora do të jetë e disponueshme nga shitësit kryesorë nga 4 tetori, me modelet më të lira që fillojnë nga rreth 250 euro (266.6 dollarë) dhe do të rriten në rreth 400 euro për versionet më të shtrenjta.

“Huawei” gjithashtu zbuloi “Watch Ultimate Gold Edition”, orën e parë inteligjente prej ari të firmës; kufjet “FreeBuds Pro 3 TWS”; syzet inteligjente “Eyewear 2”; dhe një version “PaperMatte” të tabletit “MatePad”, që ofron një përvojë vizuale të ngjashme me letrën. (Fatosi)

Xinhua

Xinhua