CFP
Festivali i 34-të i Turizmit në Shangai u hap të shtunën dhe do të zgjasë deri më 6 tetor, duke synuar të nxisë konsumin kulturor dhe turistik në Kinë, njofton “Xinhua”.
Një total prej 70 atraksionesh turistike në Shangai, duke përfshirë Kullën Oriental Pearl, parkun e kafshëve të egra të Shangait dhe qytetin antik Fengjing, si dhe një sërë muzesh dhe parqesh, do të ofrojnë 50 për qind zbritje në biletat e hyrjes nga 16 deri më 22 shtator.
16 rrethet e qytetit do të nisin gjithashtu aktivitete të ndryshme të konsumit të turizmit kulturor.
Këtë vit, festivali ka ngritur subvencionet në 12 qytete në deltën e lumit Yangtze dhe Kinën lindore, duke përfshirë Suzhou në provincën Jiangsu, Taizhou në provincën Zhejiang, Huangshan në provincën Anhui, Shangrao në provincën Jiangxi dhe Sanming në provincën Fujian.
CFP
Të dhënat nga Administrata Komunale e Kulturës dhe Turizmit të Shangait tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, Shangai priti më shumë se 139 milionë vizitorë vendas, duke gjeneruar të ardhura nga turizmi prej më shumë se 155 miliardë juanë (rreth 21.59 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej më shumë se 100 për qind në bazë vjetore.
Festivali vjetor i Turizmit në Shangai startoi fillimisht në vitin 1990. (Fatosi)
CFP