BE anulon masat kufizuese kundër eksporteve bujqësore të Ukrainës
2023-09-18 11:41:49

CFP

CFP

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për të anuluar masat kufizuese kundër eksporteve bujqësore të Ukrainës, njofton “RTSH”.

“Masat kufizuese kundër eksporteve tona bujqësore nga Bashkimi Evropian janë anuluar. Tani, është e rëndësishme që uniteti evropian të funksionojë në një nivel dypalësh me fqinjët”,- tha Zelensky.

Komisioni Evropian bëri të ditur në një deklaratë për mediat se Ukraina ka rënë dakord të prezantojë çdo masë ligjore (përfshirë edhe sistemin e licencimit të eksporteve) brenda 30 ditëve për të shmangur rritjet e grurit.

Deri atëherë, Ukraina duhet të vendosë masa efektive të kontrollit të eksportit për të parandaluar çdo shtrembërim të tregut në shtetet anëtare fqinje.

Ukraina duhet të paraqesë një plan veprimi në Platformën e Koordinimit të Komisionit Evropian jo më vonë se 18 shtatori, sipas KE-së.

“Komisioni Evropian do të përmbahet nga vendosja e ndonjë kufizimi për sa kohë që masat efektive nga Ukraina janë në fuqi dhe funksionojnë plotësisht”, thuhet në deklaratë.

Më 2 maj, BE-ja miratoi një masë të përkohshme që ndaloi grurin, misrin dhe farat e lulediellit me origjinë nga Ukraina të eksportoheshin në Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki, pasi këto vende ngritën shqetësime për fermerët vendas që u nënvlerësuan nga çmimet e lira ukrainase. (Fatosi)