Presidenti Erdogan akuzon BE-në: Po tenton të distancohet nga Turqia
2023-09-18 11:49:01

Presidenti turk (Foto Rtsh)

Presidenti turk (Foto Rtsh)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia.

Presidenti Erdogan kishte marrë një premtim nga BE-ja se bisedimet për anëtarësim, që fillimisht kishin nisur më 2005, do të ringjalleshin në këmbim të heqjes së bllokadës së Turqisë për pranimin e Suedisë në NATO, shkruan “RTSH”.

“BE-ja po tenton ta distancojë veten nga ne. Ne do të bëjmë vlerësimin e situatës dhe mund të marrim një drejtim tjetër”, tha Erdogan.

Më herët gjatë këtij muaji, eurokomisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, vizitoi Turqinë, nga ku deklaroi se përderisa anëtarësimi ka një potencial të madh, blloku evropian kërkon që të shohë veprime të Turqisë sa i përket çështjes për të drejtat e njeriut para se të rinisin bisedimet. (Fatosi)