Prodhimi i gazit natyror në Kinë u rrit me 6.3 për qind në gusht
2023-09-18 14:34:28

CFP

CFP

Prodhimi i gazit natyror në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në gusht, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave, njofton “Xinhua”.

Vendi prodhoi 18.1 miliardë metra kub gaz natyror muajin e kaluar, 6.3 për qind më shumë se një vit më parë.

Kina importoi 10.86 milionë tonë gaz natyror muajin e kaluar, 22.7 për qind më shumë në bazë vjetore.

Sipas Statistikave, norma e rritjes ishte 3.8 pikë përqindje më e lartë se ajo e korrikut.

Nga janari në gusht, prodhimi i gazit natyror në Kinë u rrit 5.7 për qind në bazë vjetore në 152.1 miliardë metra kub. (Fatosi)