Kina lëshon satelitin me sensorë në distancë Yaogan-39
2023-09-18 15:04:12

Kina lëshoi me sukses një satelit të ri me sensorë në distancë.

Sateliti u lançua me sukses të dielën në mesditë, nga një raketë bartëse Long March-2D, nga Qendra e Lançimit Satelitor Xichang në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, njofton “Xinhua”.

Ky ishte misioni i 488-të i ndërmarrë nga seria e raketave Long March. (Fatosi)