Universiteti Hainan bashkohet me partnerë ndërkombëtarë për sfidat tropikale
2023-09-18 11:34:53

CFP

CFP

Universiteti Hainan, së bashku me shtatë universitete dhe institucione kërkimore shkencore në rajonet tropikale në mbarë botën, ka filluar përgatitjet për themelimin e Lidhjes së Universiteteve Tropikale (LTU), sipas universitetit të vendosur në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

LTU-ja është një platformë shumëpalëshe për bashkëpunimin ndërkombëtar për të avancuar arsimin e lartë dhe zhvillimin socio-ekonomik në rajonet tropikale, ku jetojnë rreth 40 për qind e popullsisë së botës.

Të iniciuar nga Universiteti Hainan dhe Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore Tropikale, gjashtë anëtarët e tjerë themelues përfshijnë Universitetin e Kajros në Egjipt, Universitetin Chulalongkorn në Tajlandë, Institutin e Teknologjisë Bandung në Indonezi, Universitetin e Sao Paulo, Brazil, dhe Universitetin e Malajas dhe Universitetin Teknologjik Petronas në Malajzi.

CFP

CFP

Anëtarët themelues kanë shprehur të gjithë një angazhim të përbashkët për zhvillimin e aleancës në një fuqi të arsimit dhe inovacionit globalisht, duke kontribuar në formimin e një komuniteti të rajoneve tropikale.

Luo Qingming, president i Universitetit Hainan, tha se themelimi i ligës ka një rëndësi të madhe praktike për të adresuar në mënyrë efektive sfidat me të cilat përballet zhvillimi i rajoneve tropikale dhe madje edhe i botës, veçanërisht çështjet e zakonshme në fusha të tilla si siguria ushqimore, ndryshimet klimaterike dhe shëndetin e publikut. (Fatosi)

CFP

CFP