Sektori i pajisjeve shtëpiake në Kinë raporton rritje të prodhimit në janar-korrik
2023-09-18 15:34:09

CFP

CFP

Industria e pajisjeve shtëpiake në Kinë raportoi rritje të qëndrueshme të prodhimit në shtatë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, njofton “Xinhua”.

Prodhimi kinez i frigoriferëve për përdorim shtëpiak u rrit 13.8 për qind në bazë vjetore në mbi 55.88 milionë njësi gjatë periudhës janar-korrik, sipas të dhënave.

Prodhimi i kondicionerëve shtëpiakë u rrit 17.9 për qind në bazë vjetore në 163.48 milionë njësi, ndërsa prodhimi i makinave larëse arriti në 56.41 milionë njësi, 19.9 për qind më shumë se një vit më parë.  (Fatosi)