Shoqata e industrisë: Kina ka 200 milionë biçikleta në përdorim
2023-09-18 17:42:50

CFP

CFP

Kina tani ka mbi 200 milionë biçikleta në përdorim, gjë që forcon udhëtimin me karbon të ulët, njoftoi Shoqata Kineze e Biçikletave, në Ditën Botërore të Çiklizmit, citon “Xinhua”.

Qytetarët kinezë ngasin biçikleta me dy rrota, ose elektrike, rreth 30 nga 100 herë që udhëtojnë. Kjo ul emetimet e karbonit me rreth 10.000 tonë në ditë në të gjithë Kinën, sipas një sondazhi të kryer nga shoqata në tetë qytete, duke përfshirë Pekinin, Changsha dhe Chengdu.

Ndarja e biçikletave, karikimi i centralizuar dhe ndërrimi i baterive janë gjithnjë e më të njohura në Kinë me ndihmën e të dhënave të mëdha dhe Internetit të Gjërave.

Ofruesi i shërbimit të ndarjes së biçikletave “Hello Inc.” bëri të ditur se numri i përdoruesve dhe porosive të regjistruara ka vazhduar të rritet vitet e fundit. (Fatosi)

CFP

CFP