Digjen disa shkolla në Belgjikë, pas bërjes së detyrueshëm të programit për edukimin seksual
2023-09-18 15:14:25

Protesta ne Belgjike (Foto Rtsh)

Protesta ne Belgjike (Foto Rtsh)

Kryeministri belg, Alexander De Croo, tha se do të kërkojë ndihmën e ekspertëve të qeverisë për ekstremizmin, pas një sërë zjarrvëniesh nëpër shkolla.

Qeveria mendon se sulmet janë të lidhura me një program të diskutueshëm shkollor të edukimit seksual, njofton “RTSH”.

Programi kërkon katër orë trajnim për nxënësit e moshës 11, 12, 15 deri në 16 vjeç, me qëllim që t'i ndihmojë ata të zhvillojnë jetën e tyre seksuale.

Programi kishte vite që ekzistonte dhe ishte i disponueshëm për të gjitha grupmoshat, por deri më tani nuk ishte i detyrueshëm.

“Në një demokraci si e jona, ne kurrë nuk do të lejojmë që shkollat tona të jenë një objektiv. Ne jetojmë në një vend tolerance dhe toleranca do të thotë se mund të kemi debat, këndvështrime të ndryshme, por kjo nuk mund të çojë kurrë në dhunë, veçanërisht në vendet që frekuentohen nga fëmijët”,- tha kryeministri De Croo.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për zjarret e ndezura në gjashtë shkolla dhe asnjë i dyshuar nuk është arrestuar.

Këtë vit, rreth 100.000 nxënësve në federatën Wallonia-Bruksel u kërkohet të ndjekin dy seancat për një total prej katër orësh trajnimi.

Protestat, ku morën pjesë disa qindra njerëz, janë organizuar edhe në Bruksel.

Disa grupe islamike gjithashtu e kanë dënuar programin në një deklaratë të përbashkët, nga frika se do të favorizojë hiperseksualizimin e fëmijëve.

De Croo tha se edukimi seksual është ofruar në Belgjikë për gjysmë shekulli dhe paralajmëroi se vendi nuk do të bëjë hapa prapa. (Fatosi)