Përmbytjet në Libi, shkon në mbi 11 mijë numri i viktimave
2023-09-18 14:37:59

CFP

CFP

Ka shkuar në rreth 11.300 numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese që goditën Dernën në Libi.

Sipas burimeve nga mediet e huaja, mbi 10 mijë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në Derna, qytetin me 100 mijë banorë të Libisë lindore, pas kalimit të stuhisë “Daniel”.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore, njofton “Panorama”.

Një ekip shpëtimi nga Malta gjeti qindra trupa në një plazh në Derna. Zbulimi i tmerrshëm u bë nga një ekip prej katër vetash, të cilët fillimisht gjetën shtatë trupa, përfshirë ato të tre fëmijëve, në një shpellë buzë detit.

Trupat besohet se kanë përfunduar në det nga përmbytjet, kur shirat e dendur nga stuhia “Daniel” shkaktuan shembjen e dy digave, duke rrëmbyer një të katërtën e qytetit bregdetar. (Fatosi)

CFP

CFP