CFP
Çmimi i mishit të derrit në Kinë shënoi ulje gjatë javës nga 4-8 shtator, për shkak të rritjes së ofertës, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.
Çmimi mesatar i mishit të derrit në 16 rajone të nivelit provincial i gjurmuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale arriti në 21.5 juanë (rreth 3 dollarë amerikanë) për kilogram, 2.9 për qind më pak nga një javë më parë.
Shifra gjithashtu ra me 30 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas ministrisë.
Ajo ia atribuoi uljen e çmimeve rritjes së ofertës, duke vënë në dukje se fermat në shkallë të gjerë përshpejtuan ritmin e therjes gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që rritësit familjarë ishin gjithashtu aktivë në shitjen e mishit të derrit.
Rënia e çmimit u shkaktua edhe nga futja e mishit të derrit të ngrirë me çmim të ulët në treg, sipas ministrisë. (Fatosi)