Kina përkujton Incidentin e 18 Shtatorit
2023-09-18 17:41:27

foto: VCG

foto: VCG

E hëna shënon përvjetorin e 92-të të Incidentit të 18 Shtatorit, i cili ishte shkëndija e luftës 14-vjeçare të Kinës kundër agresionit japonez. Në qytetin Shenyang të provincës Liaoning të Kinës Verilindore ku ndodhi incidenti 92 vjet më parë, përsëri ranë sirenat në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë për të përkujtuar këtë ditë.

Natën e 18 shtatorit 1931, ushtria japoneze shkatërroi një pjesë të hekurudhës në Shenyang, duke akuzuar trupat kineze gjoja për sabotim për të përligjur një pushtim në shkallë të plotë. Tani, 92 vjet më vonë, kujtimi i kësaj dite të hidhur  vazhdon të jetojë.

"Vendi ynë ka bërë një betejë të përgjakshme kundër armiqve të tij dhe shumë ushtarë kanë humbur jetën për paqen e arritur me vështirësi," tha një vizitor në Muzeun Historik të 18 Shtatorit në Shenyang.

foto: VCG

foto: VCG

"Është e domosdoshme që të përkujtohet kjo ngjarje, pasi mjaft fëmijë dhe të rinj nuk dinë shumë për këtë pjesë të historisë, disa madje kanë një njohje të pasaktë," shtoi një tjetër vizitor.

Pas Incidentit të 18 Shtatorit, Kina nisi një luftë kundër agresionit japonez për 14 vjet dhe më në fund arriti fitoren e parë të plotë kundër pushtimit të huaj që nga Lufta e Opiumit në vitin 1840.

foto: VCG

foto: VCG

Gjatë dy dekadave të fundit, Muzeu Historik i 18 Shtatorit ka pritur miliona vizitorë, duke u bërë një objekt i rëndësishëm për edukimin atdhetar dhe veprimtaritë përkujtimore. Koleksionet e muzeut janë zgjeruar falë dhurimit të materialeve historike nga qytetarët e zakonshëm.

Pushtimi 14-vjeçar japonez çoi në mbi 35 milionë viktima në radhët e ushtarakëve dhe civilëve kineze. Duke përkujtuar Incidentin e 18 Shtatorit, populli kinez rithekson angazhimin e vet për të mos e harruar kurrë këtë kapitull të errët të historisë dhe për ta parandaluar atë që të përsëritet.