Prodhimi industrial në Kinës u rrit me 4.5 për qind në gusht
2023-09-17 11:23:38

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar në Kinë, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 4.5 për qind në bazë vjetore në gusht, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS). Nga janari në gusht, prodhimi industrial u rrit 3.9 për qind në bazë vjetore, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndër tre sektorët kryesorë, sektori i minierave dhe ai i prodhimit u rritën përkatësisht me 2.3 për qind dhe 5.4 për qind në gusht, ndërsa prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, ngrohje, gaz dhe ujë u rritën me 0.2 për qind.

Në një ndarje sipas pronësisë, prodhimi i kompanive të kontrolluara nga shteti, firmave me kapital të përbashkët dhe ndërmarrjeve private u rrit përkatësisht 5.2 për qind, 5.7 për qind dhe 3.4 për qind në bazë vjetore, muajin e kaluar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Prodhimi industrial përdoret për të matur aktivitetin e ndërmarrjeve secila me një qarkullim kryesor vjetor të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.79 milionë dollarë amerikanë). (Irma)