Fituesit e çmimeve “Nobel” do të shpërblehen me më shumë para këtë vit
2023-09-17 11:34:28

 Foto:VCG

Foto:VCG

Fondacioni “Nobel” bëri të ditur se do ta rrisë shumën monetare të shpërblimit për fituesit e çmimeve “Nobel” këtë vit.

Shuma është rritur me 1 milion korona suedezë, apo 83.940 euro, në 11 milionë korona, apo 923.241 euro, pasi monedhës suedeze i ka rënë vlera së fundi, raporton “Panorama”.

Zhvlerësimi i shpejtë i monedhës suedeze e ka çuar atë në nivelin më të ulët ndonjëherë në krahasim me euron dhe dollarin amerikan. Suedia ka qenë duke luftuar me inflacion të lartë, që u ul deri në 7.5 për qind në gusht, nga 9.3 për qind në korrik.

Kur u ndanë çmimet e para “Nobel” në vitin 1901, shuma ishte 150.782 korona për kategori, ndërsa gjatë 15 viteve të fundit ajo ka ndryshuar disa herë. (Irma)