Qendra kryesore mediatike në Hangzhou mirëpret personelin për raportimin e Lojërave Aziatike
2023-09-17 15:30:24

Qendra Kryesore Mediatike (MMC) për Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou, provinca Zhejiang e Kinës Lindore, nisi nga e shtuna pritjen e mediave dhe transmetuesve të parë nga vende të ndryshme, të cilët janë akredituar për mbulimin e Lojërave Aziatike.

Ceremonia e mirëpritjes(Foto:CMG)

Në ceremoninë e mirëpritjes, morën pjesë z. Shen Haixiong, president i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dhe Wang Hao, guvernatori i provincës Zhejiang si dhe zyrtarë të tjerë vendorë.

Në fjalimin e tij, z. Shen vuri në dukje se grupi i tij ka dërguar mbi 4.500 persona nga stafi i CMG-së në Hangzhou për të pasqyruar Lojërat Aziatike.

Foto: Vendet e punës për mediat dhe transmetuesit gjatë Lojërave të 19-ta Aziatike në Hangzhou, provinca Zhejiang, Kina Lindore. /CMG

Sipas tij, CMG-ja, me teknologji lider në botë për transmetimin dhe prodhimin e sinjalit  4K/8K, do të ofrojë shërbime cilësore për transmetuesit dhe audiencën në të gjithë botën.

Ndërsa, z. Zhao ftoi gjatë ceremonisë të gjitha mediat dhe transmetuesit e ardhur në Hangzhou të punojnë së bashku për të regjistruar momentet historike të kulturave të ndryshme që takohen dhe kombinohen me njëra-tjetrën.

Mbi 10 mijë reporterë nga 30 media dhe transmetues të autorizuar, duke përfshirë Yomiuri Shimbun dhe TBS Television të Japonisë, Seul Broadcasting System të Koresë së Jugut, Plan B Media PCL të Tajlandës dhe Mediacorp të Singaporit, do të mbulojnë Lojërat e 19-ta Aziatike në MMC.

CMG-ja do të ngarkojë klipet e garave sportive, si dhe sinjalet në kohë reale në cloud dhe do të ofrojë shërbime të transmetimit cloud në të gjitha formatet përmes nyjeve cloud në Hangzhou, Pekin, Singapor dhe vende të tjera.(Zhang Yan/Edmond)